E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SKANDAL në RMV/ Kryetarja e Gjykatës së Kumanovës kolegët shqiptarë i quan “shiptari”, të paaftë dhe “gjedhe”!

SHKUP– Një skandal i vërtetë është regjistruar në Gjykatën Themelore të Kumanovës ku kryetarja e kësaj gjykate ofendon kolegët shqiptarë.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmarrë masa në përputhje me ligjin dhe të përcaktojë përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev

Kërkesa e Llogës bazohet në raportin nga vizita e punës që kanë kryer anëtarët e Këshillit Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti.

SKANDALI në Shkup! Kryetarja e Gjykatës së Kumanovës

Siç mund të shihet në raportin e përpiluar mes shkeljeve të shumta dhe procedurave jo ligjore është konstatuar edhe qasja nacionaliste dhe nënçmuese e kryetares Manev, e cila ndaj gjykatësve shqiptarë përdor terme si “shiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”.

Krenar Lloga: Theksoj domosdoshmërinë e ndërmarrjes së reagimit më të mprehtë dhe masave të duhura për të përcaktuar përgjegjësinë dhe për të sanksionuar këtë lloj sjellje dhe për të inkurajuar gjuhën e urrejtjes në bazë kombëtare. Veç tjerash në raste të caktuara përdorë nënçmime në baza kombëtare, konkretisht kualifikime se gjykatësit shqiptarë janë bërë “shiptari të paaftë”, ndërsa gjykatësit e tjerë etiketohen si “i çmendur” dhe “e çmendur”, ndërsa të punësuarve në gjykatë i referohet me “gjedhe.

“Termi ‘shiptar’ konsiderohet politikisht jokorrekt dhe me përmbajtje fyese në gjuhën serbe për pjesëtarët e nacionalitetit shqiptarë, të cilët jetojnë në Kosovë dhe jo vetëm. Në Serbi, termi ‘shiptari’, ka një konotacion negativ, pasi lidhet me njerëz që janë primitiv dhe jo të civilizuar./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota