E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shpërthim në një fabrikë të Shkupit, 3 të plagosur (ZBARDHEN DETAJE)

SHKUP– Tre persona të identifikuar me inicilaet R.Gj, 41 vjeç nga fshati Studeniçan i Shkupit, K. F, 29 vjeç nga fshati Mojanc i Shkupit dhe R.S, 33 vjeç nga fshati Koliçan i Poshtëm të Shkupit kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi në fabrikën ku ata punonin pranë ish-“Zhelezares”,

Përmes një njoftimi zyrtar blutë e Shkupit nuk japin detaje të plota se kush ka qenë shkaku i shpërthimit por raportojnë se grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Tre të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në klinikën “Nën Terëeza” ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Mësohet se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot (20.04.2023) rreth orës 00:20, SPB-Shkup ka raportuar se në një fabrikë në afërsi të ish-“Zhelezares” ka ndodhur një shpërthim, në të cilin janë lënduar punonjësit R.Gj.(41) nga fshati Studeniçan i Shkupit, K. F.(29) nga fshati Mojanc i Shkupit dhe R.S.(33) nga fshati Koliçan i Poshtëm të Shkupit. Ata janë transportuar në Klinikën “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota