E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

‘Foli shqip me ministrin spanjoll’/ VMRO-DPMNE kërkon ‘ndëshkimin’ e Bujar Osmanit: Të dorëhiqet!

SHKUP– Opozita maqedonase ka kërkuar këtë të hënë dorëheqjen ministrit të Jashtëm Bujar Osmani. Këtë kërkesë partia opozitare VMRO-DPMNE e justifikon me faktin se gjatë takimit që Osmani ka pasur me homologun spanjoll, Hoze Manuel Albarez, ka folur vetëm në gjuhën shqipe.

Përmes një deklarate për mediat zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së shprehet se ky është një akt që shkel rregullat shtetërore dhe nënçmon qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Marija Miteva: Kërkojmë përgjegjësi penale për Osmanin, organet kompetente menjëherë të ngrejnë procedurë dhe përfundimisht në Maqedoni të ngrihet procedurë adekuate për vepra që cënojnë imazhin e vendit. Osmani të dorëhiqet nga pozita Ministër i Jashtëm dhe është më e pakta që mund ta bëjë pas këtij veprimi joshtetërore dhe nënçmues për qytetarët e Maqedonisë.

Në kërkesën e saj opozita shkprehet se veprimi i shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani është i papranueshëm.

Sipas tyre Osmani dhe koalicioni qeverisës LSDM-BDI shkelin vlerat kombëtare. Ata i bëjnë thirrje Osmanit që të nisë ta respektojë vendin dhe në komunikimet ndërkombëtare të prononcohet në gjuhën zyrtare maqedonase./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota