E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zgjedhjet në Tuz. Besnik Mustafaj: Shqiptarë, votoni! 3 marsi, dita juaj…

E diela e 3 Marsit do të jetë një ditë historike për shqiptarët e Tuzit në Malin e Zi, ku do të zhvillohen zgjedhje lokale, nga ku shpresohet që drejtimin e kësaj komune ta ketë një shqiptar.

Më 1 shtator 2018 ka hyrë në fuqi Ligji që mundësoi krijimin e Komunës së Tuzit, duke e ndarë atë përfundimisht nga Komuna e Podgoricës.

Kryetari i Komunës zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë.

Më 30 janar 2019 në Tuz, tre subjektet politike kryesore shqiptare (Alternativa Shqiptare-ASH, Lidhja Demokratike Shqiptare-LDSH dhe Unioni Demokratik Shqiptar-UDSH) nënshkruan një Deklaratë mbi koalicionin parazgjedhor “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia në bashkon”.

Kjo mundësoi kandidimin me një listë të vetme, çka mund të maksimizojë votat e tyre.

Besnik Mustafaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme, duke komentuar këto zgjedhje, i tha Top Channel se ato përmbushin një aspiratë të kahershme të shqiptarëve: “Për herë të parë ne shohim klasën politike të shqiptarëve në Malin e Zi të bashkuar në një listë të vetme. Pra, tregon një pjekuri që duhet konkluduar me fitore. Por, është edhe përpjekje e shqiptarëve të diasporës dhe për hir të së vërtëtës e të gjitha qeverive shqiptare të Tiranës”.

Partia Demokrate Socialiste e Millo Gjukanoviçit, thotë Mustafaj, do të mundohet me çdo kusht t’i fitojë këto zgjedhje: “Partia e Gjukanoviçit në pushtet po përdor metoda të ligjshme e të paligjshme, mjete të ligjshme e të paligjshme për t’ua marrë këtë fitore shqiptarëve”.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka edhe një mesazh për diasporën e shqiptarëve nga Tuzi: “Ju lutem të gjithë shqiptarëve që kanë mundësi të votojnë në komunën e Tuzit, kudo ku janë nëpër botë, të bashkohen ke kutia e votimit. Është një fitore e përbashkët ose disfatë e përbashkët, jo vetëm e atyre që jetojnë në Tuz”. /Top Channel/

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota