Lideri i Frontit Demokratik në Mal të Zi, Millan Knezheviq
Partitë pro-serbe në Mal të Zi, anëtare të Frontit Demokratik të opozitës, së bashku me Këshillin Kombëtar Serb, thanë se do të nisin këtë javë mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e vendimit të Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Nisja e peticionit u paralajmërua nga Partia Popullore Demokratike, anëtare e Frontit Demokratik, anëtarët e së cilës, nën udhëheqjen e kryetarit Millan Knezheviq, vizituan të dielën Mitrovicën e Veriut, me ftesë të kryetarit të këtij qyteti, Goran Rakiq.



