E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pas Kosovës dhe Shqipërisë, senatorët amerikanë Murphy dhe Peters ‘zbarkojnë’ në Malin e Zi! Takohen me presidentin e ri, Jakov Milatoviç

MALI I ZI- Pas vizitës në Shqipëri dhe Kosovë, dy senatorët ameeikanë Chris Murphy, anëtar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA-së dhe senatori amerikan Gary Peters, anëtar i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të SHBA-së, u ndalën në Malin e Zi.

Gjatë vizitës në Malin e Zi Murphy dhe Petees u takuan me presidentin e ri Jakov Milatoviç. Senatori Murphy tha se ata janë miq të Malit të Zi dhe se ky vend, siç tha ai, paraqet një histori suksesi.

Chris Murphy: Një nga votat për të cilat jam më krenar si anëtar i Senatit është vota e mbështetjes për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Ne mbështesim vizionin tuaj për anëtarësim në BE. Dhe BE-ja do të forcohet kur Mali i Zi t’i bashkohet. Ne jemi këtu për të dëgjuar nga ju se si mund të mbështesim vizionin tuaj ekonomik dhe të sigurisë. Mali i Zi është një histori suksesi. Ka ende punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe mbrojtjes së medias. Por asnjë demokraci nuk është e përsosur, madje as ne në SHBA. Ne jemi entuziastë për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit.

Ndërsa senatori Peters vlerësoi përkushtimin dhe kontributin e Malit të Zi në NATO.

Gary Peters: Unë kam një komunitet shumë të madh shqiptar në zonën time (Miçigan) në SHBA dhe shumë prej tyre vijnë nga Mali i Zi dhe e duan shumë Malin e Zi. Votuesit e mi thonë se duhet të investojmë në Mal të Zi. Ne duhet të luftojmë kundër korrupsionit. Do të forcojmë prosperitetin ekonomik për qytetarët e Malit të Zi. Fokusi im është te siguria. Mali i Zi është i përkushtuar ndaj NATO-s dhe kjo është e rëndësishme. I përgëzoj njerëzit për investimin në siguri dhe për kontributin në NATO në të gjithë Evropën. Është e rëndësishme që ne të forcojmë sigurinë kibernetike. Sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve ne.

Ndërkohë Presidenti Milatoviç detajet rreth takimit i dha përmes një postimi në Facebook ku shkruan se takimi me senatorët ka qenë i suksesshëm.

Jakov Milatoviç: Ne ramë dakord që procesi i integrimit në BE është shumë i rëndësishëm dhe se ai duhet të përfundojë me sukses në vitet e ardhshme kur bëhet fjalë për Malin e Zi, i cili kërkon përshpejtimin e reformave. Besoj se nga pozita e presidentit do të përmirësoj edhe më tej partneritetin strategjik mes Malit të Zi dhe SHBA-së, i cili është i një rëndësie të madhe, veçanërisht në këto momente të ndryshimeve politike./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota