E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mali i Zi dhe SHBA ndërtojnë terminal për importin e gazit të lëngshëm natyror! Abazoviç: Zvogëlon varësinë nga Rusia

MALI I ZI– Përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi dhe të kompanive amerikane nënshkruan këtë të premte në Podgoricë një Memorandum për zbatimin e dy projekteve të infrastrukturës energjetike. Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç tha se këto projekte, ndër të tjera, do të zvogëlojnë varësinë nga gazi rus.

Marrëveshja e nënshkruar përfshin ndërtimin e një terminali për importin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Mal të Zi dhe instalimin e një termocentrali me gaz, furnizimi i të cilit do të vinte përmes terminalit. Projektet e terminalit dhe termocentralit do të jenë në portin e Tivarit.

Dritan Abazoviç: Kjo është e rëndësishme në mënyrë gjeopolitike për ne, sepse zvogëlon varësinë nga gazi rus, por mbi të gjitha kjo flet se ne e dimë se ku duam të lëvizë vendi në 10, 15, 20 vitet e ardhshme. Besoj se kemi siguruar themelin energjetik.

Memorandumi u nënshkrua nga Dritan Abazoviç, Phil Pyle, përfaqësues i Enerflex Energy Systems dhe Olin L. Wethington, president dhe shef ekzekutiv i Wethington Energy Innovation. Wethington tha se Mali i Zi, te kompanitë amerikane ka partnerin më të mirë teknologjik.

Sipas memorandumit, ato mund të fillojnë punën deri kah fundi i vitit 2025. Megjithatë, shkruan REL ata nuk kanë dashur të flasin për datën e fillimit të punimeve dhe vlerën e investimit, duke u shprehur se ato varen nga shumë faktorë. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, tha se projekti i sjell Malit të Zi më të mirën në aspektin e teknologjisë, pajisjeve, njohurive dhe aftësive.

Bisedimet për këtë projektet nisën në janar të vitit 2020. Asokohe, ndihmës-sekretari për energjinë e fosileve në Departamentin e Energjisë të SHBA-së, Steven Winberg, tha se porti i Tivarit është një resurs ideal për furnizimin me gaz.

Steven Winberg: Ai port ka një pozicion ideal për të pranuar gaz të lëngshëm dhe do të paraqiste një nyje nga ku gazi i lëngshëm do të transportohej në vende të tjera. Është një port me ujë të thellë dhe mund të pranojë anije që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota