E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjukanoviç: Nuk do largohem nga politika! Qeveria e Abazoviçit, më e keqja në historinë e Malit të Zi

MALI I ZI-Pavarësisht humbjes në zgjedhje dhe karrierës së gjatë në politikë për më shumë se dy dekada, Milo Gjukanoviç, Presidenti në ikje i Malit të Zi dhe pse do të largohet nga zyra e Kreut të Shtetit nuk do të ikë nga politika.

Këtë e ka bërë me dije vetë ai në konferencësn e fundit të tij si President. Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat Gjukanoviç u shpreh se gjithë jetën ia kushtuar shtetin malazez dhe se nuk e ka ndërmend të largohet.

Milo Gjukanoviç: Unë nuk po tërhiqem nga politika, ia kam kushtuar jetën zhvillimit të Malit të Zi. Nga çfarë të tërhiqem. Ia kushtova jetën zhvillimit të BE-së në Mal të Zi. Unë jam një qytetar i përgjegjshëm dhe do të vazhdoj ta mbështes atë politikë në këtë cilësi. Gjithçka që i nevojitet asaj politike do ta ketë mbështetjen time.

Sipas Gjukanoviç qeveria e kryeministrit në detyrë Dritan Abazoviç do të mbahet mend “për shkak të mosveprimit dhe vendimeve të dëmshme” si më e keqja në historinë e jetës politike në Mal të Zi.

Milo Gjukanoviç: Me sa duket, politika e çlirimit çoi në kolapsin e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe sistemeve të financave publike. Integrimi evropian u ndal dhe besueshmëria e Malit të Zi si partner i NATO-s u vu në dyshim. Reputacioni i ndërtuar me mundim të vendit ishte tronditur rëndë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota