E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

‘Jam si në shtëpinë time’/ Rama i dhuron Abazoviç ‘Çelësin e Prishtinës’

KOSOVË– Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka pritur këtë të premte kryeministrin në detyrë të Malit të Zi Dritan Abazoviç. Ky i fundit po zhvillon një vizitë zyrtare në Prishtinë ku është takuar me krerët më të lartë të vendit.

Gjatë takimit të zhvilluar qytetari i parë i Prishtinës në shenjë nderimi i dhuroi “Çelësin e kryeqytetit”, kreut të ekzekutivit të Malit të Zi Dritan Abazoviç. Gjatë fjalës së tij Rama tha se është i nderuar që ta pres në vizitën e tij të parë në Prishtinë, kryeministrin Abazoviç.

Kryekomunari u shpreh se këtë Çelës po ia dhuron si simbolik që Abazoviq ta ndjejë veten si në shtëpinë e tij, si dhe siç u shpreh Rama të lidh më shumë dy shtetet.

Përparim Rama: Na keni nderu me vizitën tuaj në kryeqytet, prandaj dëshirojmë të ju dhurojmë Çelësin e Prishtinës, kjo është shtëpia juaj dhe jeni të mirëseardhur kurdoherë. Shpresoj që ky Çelës të lidhë shtetet tona edhe më shumë, pra Kosovën me Malin e Zi. Po ashtu edhe personalisht për ju që ta ndjeni veten si në shtëpinë e juaj.

Ndërsa kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë fjalës së tij tha se e ndjen veten si në shtëpinë e tij.

Dritan Abazoviç: Falënderoj kryetarin e Prishtinës. Ky Çelës është simbolik që të bëhem qytetar i Prishtinës dhe me të vërtetë e ndjejë veten si në shtëpinë time.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka nisur këtë të premte një vizitë zyrtare në Kosovë. Fillimisht ai është takuar me homologun e tij Albin Kurti me të cilin nëshkruan dhe marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota