E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

E FORTË/ Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vranë! (MESAZHI për Zvicerin dhe Lazoviçin)

MALI I ZI– Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka akuzuar këtë të hënë ish-kryeprokurorin special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal të Skaljar. Abazoviç u shpreh se nuk mund ta arrestonte për shkak të pengesave që i dolën në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Vijesti duke cituar Abazoviç shkruan se kryeministri në detyrë është shprehur para gazaterëve në vilën “Gorica” se gabimi më i madh i Katniqit ishte që nuk e arrestoi ndërsa gabimi i mafias është që nuk e vranë.

Dritan Abazoviç: Unë nuk kam frikë nga asgjë dhe jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë kur them diçka publikisht…Gabimi më i madh i Katniç ishte që nuk më arrestoi dhe gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau. Për Katniçin dhe kumbarin e tij Zoran Lazoviçin dhe për Radoje Zvicerin jam ende këtu. Edhe kur të jem në opozitë dhe kur të mos jem në politikë, ende i pres.

Zoran Lazovic mbante postin e drejtorit të Policisë por u shkarua për shkak të lidhjeve të tij të pretenduara me grupe të krimit të organizuar, ndërsa Radoje Zvicer është lider i klanit Kavaçki, i njohur si një nga më të pushtetshmit në rajon që ka tentuar edhe vrasjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota