MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar këtë të premte se partia e tij URA është gati të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më datë 11 qershor. Ndër të tjera Abazoviç u shpreh se qeveria e tij i ka mbajtur premtimet. Kryeministri me origjinë shqiptare i Malit të Zi tha se vendi i tij është në rrugën e duhur drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Dritan Abazoviç: Zgjedhjet me gjasë do të mbahen më 11 qershor, por kjo nuk është çështje për mua. Më e rëndësishmja është që të gjithë të demaskohen. Ne i kemi realizuar të gjitha premtimet. Mendoj se qytetarët e vlerësojnë këtë. Sa i përket listës zgjedhore, aty kanë mbetur ende disa gjëra rreth asaj që unë mbështes të ketë një bllok të madh centrist. Në zgjedhjet e mëparshme, ne ishim pjesë e listës ‘Black on ëhite’, dhe kjo tani është një vazhdimësi e këtij koncepti qytetar.
I pyetur nëse aktivitetet e qeverisë do të ngadalësohen në përgatitjen e zgjedhjeve dhe nëse ai e konsideron atë si abuzim për shkak se qeveria ka “rënë” dhe nuk ka legjitimitet, Abazoviç tha se asnjë nga rezultatet e mira nuk do të ishte arritur nëse ekzekutivi do të ngadalësohej.



