KOSOVË– Kandidatja e pavarur serbe, e cila është në garë për të parën e komunës së Zveçanit, Sllgjana Pantoviq ka ushtruar sot të drejtën e saj për të votuar. Pantoviq ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në komunën e Zveçanit.
Por ajo që ra në sy ishte fakti se ajo u shoqërua me masa të forta sigurie. Ajo rrethohej nga efektivët e policisë së Kosovës pasi i druhej një sulmi ndaj saj pas vendimit që mori për të garuar në një kohë që partitë serbe kanë bojkotuar procesin.
Pantoviç pas votimit deklaroi se pret ndryshime në këto zgjedhje sepse deri tani, sipas saj, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.



