E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

VOA: Rama paralajmëron “ngrirje” marrëdhëniesh me Serbinë

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot ftohjen e marrëdhënieve me Serbinë, nëse kjo e fundit nuk liron tre policët e Kosovës që mbahen në paraburgim Në një postim në Twitter, zoti Rama shkroi se “sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa”, vuri në dukje zoti Rama duke shtuar se “kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”.

Deklarata e zotit Rama pason një valë kritikash të ashpra ndaj tij, veçanërisht nga Kosova, për qëndrimet e tij kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti, dhe përplasjeve të forta, të këtij të fundit, me komunitetin ndërkombëtar lidhur me tensionet në Veriun e Kosovës.

Edhe sot, zoti Rama shkroi se “nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova, sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar”. Ai paralajmëroi rrezikun e marrjes së Veriut nën kontrollin e Kfor-it” gjë që sipas tij do të bënte që Prishtina të humbiste “për kushedi sa kohë, edhe kontrollin formal të shtetit mbi krejt territorin”. Për kryeministrin e Shqipërisë, zoti Kurti duhet të “dalë nga guacka e vetizolimit” dhe të 3“mos e humbasë Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë. Koha është tani dhe po fluturon”, shkruan zoti Rama.

Javën e shkuar, kryeministri i Shqipërisë anuloi mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, të parashikuar për t’u mbajtur në Gjakovë, pasi sipas tij “në kushtet e agravimit me orë, të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”. Ai propozoi një takim të ngushtë me zotin Kurti, në praninë dhe të ministrave respektivë të Punëve të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, ndërsa paralajmëroi rrezikun e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Kosovës. Një takim i cili u refuzua nga kryeministri i Kosovës./VOA-Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota