E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vajzat shqiptare shkëlqejnë, Era në Kampionat Botëror, Dua në Ligën e Kampionëve e Rita në UEFA

Të gjithë janë njohur tashmë me suksesin e padiskutueshëm të shqiptarëve në Evropë dhe kudo në botë.

Rita Ora, Dua Lipa e Majlinda Kelmendi e Era Istrefi janë ambasadoret më të mira të Kosovës.

Ato kanë bërë krenarë shqiptarët me suksese e tyre të vazhdueshme, ndërsa shkëlqimi më i fundit ishte ai i artistes kosovare Era Istrefi, e cila u zgjodh si interpretuesja e himnit për Kampionatit Botëror të Futbollit që mbahet në Rusi.

Dua Lipa në anën tjetër do të bëjë hapjen e ndeshjes finale në Ligën e Kampionëve, e cila mbahet në Kiev të Ukrainës.

Këtu nuk mund të harrojmë as Rita Orën, e cila iu bashkua UEFA-s për të promovuar futbollin për vajzat në Evropë.

E të gjitha këto suksese të çikave të Kosovës, faqja për promovimin ndërkombëtar të Kosovës, “Image of Kosovo”, i ka përmbledhur të treja në një imazh të titulluar “Hat-Trick”, fjalë e njohur si gërshetim i suksesit të të njëjtit lloj të tre personave.

Një fotografi e ngjashme me sloganin “Bac çikat na e zbardhen fytyrën” ishte publikuar nga faqja “Image of Kosovo” për 10 vjetorin e Pavarësisë, ku të përfshira ishin Rita Ora, Dua Lipa dhe xhudistja Majlinda Kelmendi.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota