Për nder 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit të Autizmit, studentët e Fakultetit të Edukimit, nën udhëheqjen e Ass. Zamira Gashi Shatri, PhD candidate, Prof. Ass. Dr. Venera Vala Këndusi dhe Prof. Asoc. Dr. Behxhet Gaxhiqi kanë organizuar aktivitete për fëmijët me çrregullime të spektrit autik.
Në këtë aktivitet morën pjesë fëmijët me autizëm, të shoqëruar nga familjarët, mësueset e tyre, studentët dhe stafi akademik i UFAGJ-së, të cilët me rastin e shënimit të kësaj dite kanë dhënë mesazh të përbashkët për më shumë përkujdesje, dashuri dhe socializim për të gjithë fëmijët me autizëm, që meritojnë të gjithë përkrahjen për t’i zhvilluar aftësitë e tyre.
Aktiviteti u shoqërua me kampanjën vetëdijesuese, e udhëhequr nga studentet Gresa Rexhepaj dhe Blerina Istrefaj, të cilat prezantuan punimin me temë “Autizmi flet” dhe video-incizimin për autizmin, të realizuar me studentë të Fakultetit të Edukimit.



