Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) i ka dhuruar departamentit të mikrobiologjisë molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë 3,000 komplete testimi për zbulimin e koronavirusit.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
“Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus, UNDP është duke punuar me autoritetet për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër pandemisë duke siguruar që të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë stafin që vepron në vijën e parë, grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara, viktimat e dhunës në familje dhe pakicat”, thuhet në njoftim.



