E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

UKË CECUNJANI I PLAVËS E KA KTHYE MBIEMNIN E TIJ SHQIPTARISHT NË UKË CECUNI

Tani, ai, në të gjitha dokumentat e tij vetjake e zyrtare do të njihet me

mbiemnin shqip, shqiptarisht: Ukë Cecuni.

Mali i Zi për të hyrë në BE duhet të ua mundësojnë gjithë shqiptarëve heqjen nga mbiemnat e tyne të prapashtesave sllave (viç, etj.).

Natyrisht, kjo është e mbetet në dëshirën e vet shqiptarëve dhe nuk e ban as vullneti sllavo-malazez dhe as programimi kompjuterik.

Sigurisht, kjo punë ka nisur prej kohësh, po njoh dhjetra atdhetarë që e mbajnë mbiemnin me prapashtesën sllave. Shumë sish duan ta kenë mirë me Malin e Zi, po edhe me Amerikën, edhe me disa shtete europiane, ku jetojnë emigrantë ndër dekada.

Patjetër për mijëra shqiptarë që vijnë nga Amerika e Europa në trevat shqiptare nën Malin e Zi gjithnjë është një kohë e mundshme për kthimin e mbiemnave në shqip në mënyrë masive: në Ulqin, Tivar, Tuz, Podgoricë, Rrozhajë, Plavë, Guci, etj. Kjo duhet të jetë dhe kërkesë ndërshqiptare dhe nga shoqëria civile e shqiptarëve.

Ukë Cecuni e ka kullën e vet në Plavë, ku vjen shpesh e nganjëherë qëndron dhe disa muaj. Ai është një atdhetar i flaktë, me shpirt e në vepra, në ide e veprime. Gjithandej e thërrasin ” Uka i Alpeve”, Uka i Bjeshkëve të Nemuna” (Uka i Bjeshkëve të Bekuara), etj.

Lajmin për ndrrimin e mbiemnit të Ukës në shqip ma ka dhënë prej kaherit miku im i mirë në Amerikë, atdhetari shqiptar, masoni i llozhës anglo-saksone, Sokol Selima I faleminderit !

Mirënjohje dhe Ukë Cecunit për aktin e tij shqiptar, për shqiptarinë e tij, që flet, mendon e vepron shqiptarisht !

Ramiz LUSHAJ

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota