KOSOVË– Vijon të jetë e tensionuar situata në veri të Kosovës. Raportohet se e kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç është sulmuar me shishe nga protestuesit serbë, pasi u kërkoi këtyre të fundit që të largohen nga selia e komunës në Zveçan. Kjo nuk është pritur mirë nga protestuesit, të cilët kanë qëlluar drejt tij me shishe duke thirrur ‘tradhti’.
Ndërkohë nga ana tjetër Rakiç ka paraqitur dy kushte që protetsuesit të tërhiqen nga rrugët dhe situata të qetësohet. Ata kërkojnë largimin e Forcave të Njësisë Speciale dhe lirimin e komunave.
Goran Rakiç: Kërkesat tona janë që sherifët, siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit.



