E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tentativa për grabitje u shkoi keq, 5 vëllezër sulmojnë me armë Policinë në Prishtinë

KOSOVË– Pesë vëllezër kanë përfunduar në prangat e Policisë së Prishtimës një ditë më parë pasi sulmuan me armë zjarri Policinë gjatë një tentativë grabitjeje. Ngjarja u raportua vetëm këtë të dielë në media pas njoftimit të Policisë. Raportohet

Raportohet se vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë. Më tej, me vendim të prokurorit, policia ka kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas marrjes në pyetje, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

NJOFTIMI I POLICISË:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM DHE VJEDHJE GRABITQARE & ARMËMBAJTJE PA LEJE/Lagja Përroi i Njelmët, rr. Okarina, Prishtinë 20.05.2023-21:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë (familjarë-vëllezër) nën dyshimin se te shtëpia  e tyre person-a të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoj, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile,  këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar në drejtim të tyre,  por pa pasoja. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullte.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota