KOSOVË– Milan Jovanoviç, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në afërsi të urës së Bistricës afër Zveçanit, ka thënë se në vendin ku është plagosur ka qenë vetëm pjesëtarë të Forcave Speciale të Kosovës duke akuzuar këta të fundit për sulmin. Nga spitali ku u transportua menjëherë ai ka thënë se për atë që thotë nuk është 100% i sigurt por që sipas tij në vendin ku ai mbeti i plagosur janë vetënm ushtarët e e Forcave Speciale të Kosovës.
Milan Jovanoviç: Mbrëmë, pasi u ktheva nga Leposaviqi poshtë në Bistricë, ku është baza e tyre, pasi kalova nëpër postbllokun, sapo dëgjova një të shtënë dhe një dhimbje në shpatull. Nuk mund të jem njëqind për qind i sigurt se kush qëlloi, por nuk besoj se ka njeri tjetër në atë bazë përveç ushtrisë dhe policisë së tyre. Dëgjova plasaritjen e xhamit prapa dhe përpara sinqerisht dhe nuk më interesonte, u tremba, vazhdova, u nisa për në shtëpi. Arrita në vendin Saren Kamen dhe çfarë ndodhi më pas, ku është vetura, kush më solli, nuk e di.
Dhe mediat serbe nxituan që të bënin përgjegjës për plagosjen Policinë e Kosovës dhe pse hetimet ende nuk ishin mbyllur dhe ngjarja sapo kishte ndodhur. Sipas tyre ngjarja është e qëllimshme.



