E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

S’ka marrëveshje për Asosacionin/ Vuçiç ‘lan duart’, ia ‘pason topin’ Kurtit

BRUKSEL-Ka përfunduar pas më shumë se tre orësh takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit në një prononcim për mediat pas takimit deklaroi se pala kosovare nuk ka pranuar propozimin për Asosacionin.

Për këtë dështim Vuçiç ‘’lau duart’’ dhe bëri përgjegjës kreun e qeverisë së Kosovës Albin Kurti. Vuçiç u shpreh se ai ka pranuar marrëveshjen por Kurti ka refuzuar në mënyrë kategorike. Në fund ai tha se gjithçka mbetet për tu parë në raundin tjetër teksa u shpreh se ai do të bëjë gjithçka për paqen dhe stabilitetin.

Aleksandër Vuçiç: Unë do të thosha se jam shumë i shqetësuar, sepse për çështjen kyçe, formimin e Asociacionit, është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin. Është e qartë për mua, ne kemi arritur në mur. Ishte e qartë që nga momenti kur u prezantua drafti i Statutit të Asociacionit. Unë pranova, Prishtina refuzoi. Mendoj se është shumë e rëndësishme ta tejkalojmë atë situatë. Shpresoj që në raundin e ardhshëm të ketë një reagim të disa të tjerëve që mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla, nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

Pas përfundmit të takimit ka reaguar dhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrel. Ai tha se palët kanë këndvështime të ndryshme në lidhje me Asosacionin. Borrel deklaroi ndër të tjera se në takim është diskutuar për implementimin e ujdisë së arritur në Ohër. Ndërsa shtoi se është arritur marrëveshja për të pagjeturve e që sipas tij nuk ka qenë aspak e lehtë./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota