E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Serbia fshin rreth 7 mijë shqiptarë në Medvegjë nga regjistrat civil

Muharrem Salihu, anëtar i Asamblesë së Kuvendit Komunal të Medvegjës, thotë se të drejtat e komunitetit shqiptar atje po vazhdojnë të nëpërkëmben nga Serbia.

Ai sjell në vëmendje me shqetësim, fshirjen nga regjistri civil të një numri të madh shqiptarësh, e për pasojë nga 8 mijë shqiptar sa ishin, tani rezultojnë sipas statistikave vetëm 1 mijë shqiptarë. Kjo gjë, për Salihun i ka hequr komunitetin shqiptar atje jo vetëm të drejtën për të votuar, gjë që u vu re në zgjedhjet e fundit, por e privon atë edhe nga e drejta e pronësisë.

“Situata në Medvegjë është mjaft dramatike. Kjo ka filluar nga viti 2012 e është vërejtur dukshëm në 2015-të. Nga 8 mijë shqiptarë sot rezultojnë vetëm 1 mijë shqiptarë”, tha Salihu për Zërin e Amerikës.

Salihu flet gjithashtu dhe mbi rolin e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, në funksion të mbrojtjes të të drejtave të komunitet shqiptar që jeton në tre komunat në jug të Serbisë. “Prishtina nuk është se ka shumë mundësi të bëjë pasi Serbia po konteston shtetësinë, dhe nuk është e gatshme që problemet tona të nxirren në tavolinë. Nuk mund të mburremi me angazhimin as të Tiranës. Kanë kaluar 20 vjet nga lufta dhe nuk kemi tekste shkollore në shqip”, tha Salihu. (“Epoka e Re”).

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota