KOSOVË– Sërish tensione në veri të Kosovës. Raportohet se serbë kanë tentuar që të futen me forcë në objektin e komunës së Zveçanit.
Policia e Kosovës ka ndërhyrë duke u pozicionuar tek hyrja e objektit ndërsa forca të shtuara policie janë shpërndarë në terren.
Siç shihet edhe nga pamjet, policia ka përdorur sprej lotsjellës për të zmbrapsur sulmin e serbëve.



