E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Rusia përkrah skandalin e Serbisë, mohon Masakrën e Reçakut

Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq, është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Ai është dënuar me dy vjet burg nga Gjyakata Themelorë në Prishtinë, me akuzën për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Kështu, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bëri një deklaratë skandaloze, ku tha se masakra e Reçakut është një trillim, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj, ka reaguar edhe Maria Zaharova, zëdhënësja e diplomacisë ruse.

Ajo tha se Moska zyrtare e dënon verdiktin e Kosovës ndaj Ivan Todosijeviqit, dhe se aktgjykimi ndaj Todosijeviqit është një dëshmi tjetër e shtypjes anti-serbe të zbatuar në mënyrë sistematike nga autoritetet e Kosovës.

“Ne e dënojmë me forcë aktgjykimin e Prishtinës kundër anëtarëve të Listës Serbe, në këtë rast të Ivan Todosijeviçit, vetëm sepse ai foli për mënyrën e trillimit të ngjarjeve në fshatin Reçak”, tha Zaharova.

Sipas Zaharovës, autoritetet kosovare po vazhdojnë të insistojnë në versionin e tyre të ngjarjeve, por edhe të merren me kundërshtarët politikë, në veçanti serbët lokalë.

Zaharova gjithashtu tha se ekspertët ndërkombëtarë ende nuk kanë arritur të përfundojnë hetimet për masakrën e Reçakut, pasi që ende ska përgjigje unike dhe se sipas saj, ka prova të shumta se ekzistonte një konflikt midis forcave serbe të sigurisë dhe pjesëtarëve të UÇK-së. (Kosova ime).

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota