E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

‘PLAS’ në Prizren, 15 persona përleshen me njëri-tjetrin! Njëri qëllon me armë, disa të plagosur

KOSOVË– Nje sherr masiv në të cilin u përfshinë pesëmbëdhjetë persona është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Prizren. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ”Ekrem Rexha” dhe ka përfunduar me disa të plagisur.

Përmes një njoftimi për mediat zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shyqyri Bytyçi dha detaje në lidhje me sherrin masiv. Ai tha se ngjarja ndohur rreth orës 01:16 minuta. Në përleshjen masive janë përdorur armë të ftohta, doreza boksi madje dhe armë zjarri. Të gjitha janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Për pasojë disa prej tyre kanë marrë plagë trupore dhe janë dërguar në spital ku ndodhën nën kujdesin e bluzave të bardha dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 07.05.2023 rreth orës 01:16, në rrugën ‘Ekrem Rexha’ ka ndodhur një rrahje në mes të dy grupeve, 15 persona janë përfshirë në rrahje. Në rrahje janë përdorur mjetet e mprehta boksa metali dhe arma e zjarrit. Disa persona kanë marr lëndime, njëri nga ata ka marr lëndime nga arma e zjarrit. Një arme zjarri dhe mjetet tjera të përdorura në rast janë sekuestruar./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota