E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Operacioni në lokale të natës nëpër Kosovë: Rreth 200 femra ftohen në Polici

Botapress, 30 Maj – Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media kanë treguar se gjatë kontrollit në njëzet e tetë lokale e bare nate, nën dyshimin për trafikim me qenie njerëzore, kanë mbyllur shtatë prej tyre,.
Në zbatim të Planit Operativ ,”Maji 2018”, marrjes së masave pro aktive dhe verifikimin të informatave nga terreni, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së, në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunal, zyrtarëve të ATK-së dhe njësive tjera të profilizuar në kuadër të PK-së, ka realizuar kontrolle dhe inspektime rutinë në njëzet e tetë (28) bare dhe lokale të ndryshme. Shtatë (7) nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorë kompetentë.

“Në këto lokale policia ka hasur njëqind e tetëdhjetë e tri (183) femra (122 shtetase të Shqipërisë, 56 shtetase të Kosovës, 2 shtetase të Serbisë, dy shtetase të Maqedonisë dhe 1 shtetase Bullgare). Të gjitha shtetaseve të huaja u janë konfiskuar dokumentet (në mungese të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit) dhe u janë lëne ftesat për tu paraqitur në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj”, thuhet në njoftimin për media nga Policia.

Polica gjatë kontrollit në lokale ka gjetur dhe konfiskuar një revole me 8 copë fishek, një thikë, një shufër metali dhe gjësende tjera relevante.

Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore.(Botapress)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota