Nëpërmjet një deklerate për opinon, Zyra e Bashkësisë Shqiptare në Serbi, njofton se, “në Novi Sad janë rrahur pamëshirshëm dy shqiptarë, prëj të cilëve njëri ka marrë plaga të rënda dhe jeta e tij është në rrezik”.
Sipas televizionit nacional N1, në natën mes të shtunës dhe të dielës në rrugën “Futoska”, afër stacionit të taksive, respektivisht në frontin e “Roulette Gaja” të Novi Sadit, dy të rinjtë shqiptarë G.B. dhe Ç.M, të lindur më 1999, janë sulmuar pa asnjë preteks nga një grup i panjohur prej katër personave, përveç që ata flisnin shqip me njëri-tjetrin, thuhet në deklratën e Zyrës së Bashkësisë të Shqiptarëve në Serbi.
Ç. M, ka dëmtime të rënda: frakturë në kokë dhe gjakëderdhje në tru. Për momentin, ai ndodhet në operativën e Qendrëns Klinike të Vojvodinës dhe jeta e tij është në rrezik.



