KOSOVË– Mes tensioneve të shumta, të shtënave me armë zjarri, djegies dhe thyerjes së makinave tre kryetarët e komunave në veri të Kosovës, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok janë futur në zyrat e tyre për të vijuar punën.
I fundit që ka hyrë në zyrë ka qenë kryetari i ri i komunës së Liposaviçit, Lulzim Hetemi, ku më parë u raportua edhe për të shtëna me armë. I shoqërua nga Njesitë Sopeciale ai është futur në zyrë. Ndërkohë flamuri i Kosovës është ngritrur sërish në shtizë.
Ndërkohë reagime të shumta kanë ardhur nga politikanë në Kosovë, të cilët kanë drejtuar gishtin nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç si orkestrues i gjithë kësaj me qëllim largimin e ëvmendjen nga protesta që kanë përfshirë Beogradin e që kërkoj në largimin e tij.



