E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Malësisë së Rozhajës i digjen mushkëritë dhe vatra e dijes Sh.F. “Dacaj” në Dacaj – Nga: ALI DACI

Zjarri i ditës se djeshme kishte kapluar depon e drurëve të shkollës shqipe në Dacaj dhe në saje të intervenimit të eskavatorve të ndërmarrjes së ndertimit të rrugëve “Euroasfalt ” depoja me plot dru e ndezur u shua në ujin e lumit pranë shkollës dhe kështu i shpëtoi djegjes shkolla gjatë ditës, por jo edhe gjatë natës, pasiqë në orën 23 dikush i vuri zjarrin shkollës nga mbrenda. Personi i panjohur gjerë më tani nga ana e kundërt e hyrjes kishte thyer grilen dhe dritaren e shkollës dhe në zyrën e drejtorit i kishte vu zjarrin. Njësitë e zjarrfikësit kishin arritë ta lokalizojnë zjarrin dhe në saje të intervenimit ajo shpetoi pa u bërë shkrumb e hi. Pra këtu s’kemi të bëjmë me fatëkeqësi natyrore, por më fatkeqësinë njerëzore. Organër e hetuesisë për këtë rast makabër janë duke i hetuar pistat e dyshimit. Duhet theksuar se kjo shkollë është sulmuar edhe më parë duke e thyer e venë zjarrin depos së drurëve.

Ndërkaq në malet e Malësisë së Rozhajës ka shpërthyer zjarre gjithandej duke bërë shkrumb e hi me qindra hektarë pyje halore si të sektorit privat ashtu edhe ato shtetërorë.

Dacajt, fshat ky i rrethuar me pyje të dendura halore ka qenë i rrethuar me tymë e flakë për 3 orë të tëra, ku flaka e shtyrë nga era e fuqishme pos që dogji pyjet për rreth rrezikoi edhe vet shtëpitë e banimit duke hedhur flakën edhe në to.

Në këtë vorbull zjarri u dogj stalla e Vesel Dacit dhe stoqet me sanë, kurse njësia e shpëtimit dhe ajo e zjarrfikësve për rreth tre orë arritën që shtëpitë që ndodheshin afër stallës që zharri e kaploi për mbrenda sekondave. Banorët luftuan për ndaljen e zjarreve gjithandej rreth shtëpive të tyre dhe evakuan fëmijët dhe pleqtë në drejtim të qytetit.

Zjarri që po ndihmohej nga era e fortë dhe nga thatësia që po mbretëron tash disa kohë u përhap gjithandej maleve në një vi flakësh me kilometra me ç’rast me shpejtësi marramendëse i arriti majat më të larta të fshatit duke djegë tebanat dhe vikend shtëpitë e Rasim Dacit, Adnan Husiq, Rexhë Dacit, Xhevat Dacit, Sejdi Dacit.

Flaka kaploi edhe fshatin Husaj duke djegë edhe shtëpinë e Avdi Husit edhe jerevin e Shaban Ibish Husit. Po ashtu zjarri dogji pishat në grykën e Husajve dhe gjithandej malet rreth katundit duke u drejtuar drejt maleve të dendura halore të Kullës e Shtedimit.

Vlen të ceket se zjarre të furishme pati edhe në Kolenë, ku Rexhë Brales iu dogj e tëra sharra për përpunimin e drurit.

Zjarre pati dhe në fshatrat tjera të kësaj komune. Dëmet janë të mëdha në pyjet gjithandej Rozhajës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota