E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

‘Largohuni’/ Serbët në veri dalin në protestë pas plagosjes së Jovanoviç! KFOR dhe SHBA të shqetësuar

KOSOVË– Plagosja e Milan Jovanoviç ka nxitur sërish tensione në veri të Kosovës ku raportohet se disa qytetarë serb kanë dalë këtë të mërkurë në protestë duke kërkuar largimin e policisë së Kosovës. Protestuesit aktualisht po lëvizin në këmbë drejt urës së Bistricës, nga vendi i njohur si Balaban, ku kanë ardhur me automjete private por edhe në mënyrë të organizuar.

 “Largohuni nga këtu”, “nuk i përkisni këtij vendi”, “Evropë, po shtien mbi ne”. Ndërsa mëngjesin e sotëm në afërsi të urës është shfaqur tabela “Forcat speciale të Kurtit qëllojnë mbi serbët”, shkruhet në disa nga pankartat. 

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe KFOR. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të kryejnë hetim për këtë ngjarje dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

REAGIMI:

KFOR po vazhdon të monitorojë situatën dhe është krejtësisht i përqendruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Po ashtu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në lidhje me plagosjen. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier ka kërkuar që të kryhen hetime të thelluara dhe ngjarja të zbardhet sa më shpejt.

Jeffrey Hovenier: Të gjithë shtetasit duhet të kenë besim në transparencën e zyrtarëve për zbatim të ligjit dhe në sektorin e drejtësisë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara ndaj institucioneve për sundim të ligjit, avancon një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multi-etnik./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota