E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

LAJMI I MIRË, Zvicra heq vizat për qytetarët e Kosovës

KOSOVË– Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës mund të hyjnë në këtë shtet pa vizë. Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Europian, por është pjesë e Zonës Schengen.

Në prill, Bashkimi Europian vendosi që shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet anëtare të bllokut, duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Këshilli Federal tha përmes një njoftimi se Kosova ka plotësuar të gjitha kërkesat për heqjen e vizave, në kuptim të sigurisë, kontrolleve kufitare dhe të menaxhimit të migracionit, shkruan REL.

Të gjithë shtetasit e Kosovës do të mund të hyjnë në Zvicër vetëm me pasaportë biometrike dhe mund të qëndrojnë deri në 90 ditë. Kjo kohëzgjatje vlen edhe për qëndrimin në 27 shtetet e BE-së.

Këshilli Federal i Zvicrës bëri të ditur se nëse qytetarët e Kosovës duan të punojnë në këtë shtet, ata duhet të pajisjen me vizë pune. Sipas njoftimit, qytetarët kosovarë mund të punojnë në Zvicër vetëm nëse janë profesionistë të kualifikuar apo nëse nuk ka punëtorë ekuivalentë në tregun zviceran të punës. Zvicra njeh pavarësinë e Kosovës dhe në këtë shtet ka një diasporë të madhe kosovare./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota