KOSOVË– Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar Protokollin Zbatues të Marrëveshjes Qeveritare për Regjimin e Trafikut Lokal në Zonat Kufitare. Kjo marrëveshje mes dy qeverive do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve që banojnë në zonat kufitare, në 26 vendkalime të veçanta kufitare.
Në një njoftim në rrjetet sociale kryeministri i Kosovës Albin Kurti shkruan se kjo marrëveshje thellon edhe më tej bashkupunimin me qeverinë shqiptare. Ndër të tjera kreu i qeverisë së Kosovës bën me dije se nga dita e sotme mbi 200,000 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare etj.
POSTIMI I KURTIT:



