E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kurti i ‘PRERË’: Ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit përfundoi misionin dhe funksionin e vet

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi këtë të dielë në një konferencë për mediat se ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka përfunduar misionin dhe funksionin e tij. Kurti tha se lirimi nga detyra e këtij ekipi, ka qenë vendimi më i drejtë që është marrë.

Albin Kurti: Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionon e vet, andaj ne nuk kemi më arsye ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thënë e tha në Bruksel më 2 maj. Edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshm.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë së Kosovës tha ndër të tjera se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për propozimin e draft statutit të Asociacionit.

Albin Kurti: Shkuam në Bruksel, e dëgjuam prezantimin e draft statutit – prezantuan vetëm thelbin e statutit, pastaj na përcjellën të plotë. Nga neni kuptohet që është dëshira e madhe për një Republikë Srpska në Kosovë, shprehim mospajtimin fondamental me këtë propozim. Unë e dhashë një propozim timin se si duhet të rregullohet nen 7 i marrëveshjes që kemi bërë. Ndërmjetësit nuk dhanë vlerësim për atë, mirëpo pala serbe nuk pranoi as ta marrë për lexim. Ne e kemi dëgjuar ekipin menaxhues, ne e kemi lexuar propozimin e tyre, ne kemi dhënë mendimin tonë mospajtues, ndërsa për propozimin tonë nuk kemi përgjigje nga ndërmjetësi.

Kurti u shpreh se për propozimin e tij është inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicat kombëtare, përkatësisht për pakicën serbe. Ai tha se përderisa Serbia e ka pranuar diçka të tillë me Kroacinë duhet ta bëjë dhe me Kosovës si dhe shtoi se ai nuk ka synim të shkelë të drejtat e qytetarëve serbë.

Albin Kurti: Ky draftvizion që e kam prezantuar unë aty është i inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicat kombëtare, përkatësisht për pakicën serbe. Marrëveshjen për modelin për mbrojtjen e pakicës serbe në Kroaci e ka pranuar edhe Serbia, prandaj ne kemi konsideruar që ky është vendi që ne do të mund të marrim frymëzimin tonë. Nëse Serbia e ka pranuar këtë gjë me Kroacinë, konsiderojmë që do të duhet ta pranojë edhe me ne. Nuk jam i interesuar as t’i kontrolloj serbët, as t’ua shkelë të drejtat as atyre, asnjë minoriteti, as një qytetari të republikës. Në veçanti për nenin 7 të marrëveshjes bazë kam ofruar një draftvizion që shpresoj se do të marr një vlerësim nga ndërmjetësit evropianë.

Në fund të fjalës së tij Albin Kurti la të kuptohet se dera e dialogut nuk është mbyllur përfundimisht duke paralajmëruar një tjetër takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota