E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

KRYESIA QËNDRORE E LDK MIRËPRITI NË PRISHTINË KRYETARIN JAKUP GERGURI E ANTARË TË NËNDEGËS SË LDK NË NRW TË GJERMANISË – Nga Hilmi GASHI – Gjermani*

Kryesia Qëndrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës mirëpriti në Prishtinë një delegacion pune të LDK tëGjermanisë, nga Nëndega e LDK-së në NRW (landi i NorthRhine Westphalia), të cilët kanë ardhë për t’u bërë pjesë e Fushatës për Zgjedhjet e Parakohshme në Kuvendin e Kosovës, për fitoren e pritshme, të madhe e meritore të LDK-së në 6 tetorin 2019.

Gjatë këtij Takimi vëllazëror e të frytshëm Kryesinë e LDK-së e informuan për përgatitjet dhe ecurinë e Fushatës Zgjedhore nëpër të cilën po kalon Lidhja Demokratike e Kososvës (LDK) me Listën e Kandidatëve për Deputetë, e prirë nga Kryeministrja në ardhje, znj. Vjosa Osmani,  profesoreshën e Universitetit të Prishtinës, me gradën doktore e shkencave nga Universiteti i Pitsburgut në SHBA, në tre mandate deputete e Kuvendit të Kosovës, ish shefe e kabinetit të Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Kosovës, deputetja femër më e votuar në historinë e Kuvendit të Kosovës.

Z. Besian Mustafa në fjalën e tij, në vazhdim, tha: “E kanëtë vështirë qytetarët e Kosovës të veçojnë pesë kandidatët për votim, sepse Lista e LDK- së nga numri 1 gjer në numrin 110 janë që të gjithë kandidatë me vlera të larta kombëtare, intelektuale dhe patriotike, prandaj është e vështirë të veçohen pesë prej tyre për t`u votuar”.

Z. Ismet Beqiri e falenderoi Mërgatën Shqiptare, në veçanti Nëndegën e LDK-së në NRW të Gjermanisë, për kontributin e dhënë nga/në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës nëGjermani, për Kombin Shqiptar në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti, si dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Z. Jakup Gerguri, kryetari i Nëndegës të LDK-së nga NRWe Gjermanisë (i këtij landi gjerman: North Rhine Westphalia, me sipërfaqe 34 mijë km. katërorë e mbi 18 milionë banorë, me GDP mbi 36 mijë Euro për frymë) e informoi Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës për organizimin e Nëndegës së LDK-së në NRW të Gjermanisë për veprimtaritë e tyre në Mërgatë dhe për pjesëmarrjen e tyre aktive në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në Kosovë, në atdheun e tyre, në vendlindjen e vet, për tw kontribuar sadopak në fitoren e madhe të LDK-së, me kryeministre në ardhje, dr. Vjosa Osmani, përndryshe e cilësuar kohët e fundit dhe si “Merkeli i Kosovës”.

Prishtinë, tetor 2019

* Antar e veprimtar i kahershëm i LDK-së në Gjermani e në Drenicë të Kosovës, Veteran i Luftës së Kosovës, i nderuar së fundit dhe me Çmimin “Ahmet Krasniqi”, i cili prej ditësh ndodhet në Drenas e në Kosovën dardane e rugoviane me njwdelegacion (dwrgatw) tw Nëndegës sw LDK-së në NRW të Gjermanisë, për të ndihmuar në fitoren e LDK-së me kryeministre në ardhje, Vjosa Osmanin, në këtë Elektoriadë të 6 Tetorit 2019.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota