E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kritikoi Bashkësinë Islame/ Sulmohet gazetari Valon Syla! Reagojnë AGK dhe Kurti: E patolerueshme

KOSOVË– Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë ku gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar nga tre persona. Si pasojë e goditjeve të marra ai është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak për këtë sulm dyshohet të jenë bërë deklaratat e Sylës lidhur me dhurimin e një makine “Mercedes” për një hoxhë në Prizren. Ai ka kritikuar edhe kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Syla ka kritikuar hapur hoxhallarët, të cilët sipas tij në vend që të bejnë bamirësi dhe të tregojnë modesti në muajin e shenjtë të Ramazanit, po sillen si figurat e njohura publike duke reklamuar makinat e tyre luksoze. Ndër të tjera gazetari ka kërkuar që Naim Tërnava të tregojë nga burojnë të ardhurat financiare të Bashkësisë Islame.

Valon Syla: Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një i apasionuar pas makinave… blen makina superluksoze për vajzën e tij, për djemt e tij, madje ju hap firma për të shitur automjete, dhe tani në muajin e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet për modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si ‘Vali Corleone’, shkruante Syyla në rrjetet sociale krahas videos nga momenti i dhurimit. 

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), të cilët kërkuar hetim urgjent dhe arrestim të menjëhershëm të autorëve të këtij sulmi.

“Ky sulm për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm dhe përpjekje serioze për të penguar dhe minuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Kosovë”, thuhet në reagim.

Për sulmin fizk ndaj Sylës ka reaguar dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Kreu i qeverdisë së Kosovës shprehet se kjo ngjarje është e patolerueshme dhe u bën thirrje institucionevce që ta hetojnë me seriozitet rastin.

Albin Kurti: Më lejoni fillimisht të them se sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valon Syla është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Mospajtimet në bindje dhe qëndrime nuk mund dhe nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike. Në një shoqëri demokratike të cilën e prezantojmë dhe e promovojmë me krenari, nuk duhet të lejojmë asnjëherë që frika nga fjala e lirë të peshojë më shumë sesa liria e fjalës. Syla i urojmë shërim dhe rikuperim të shpejtë, ndërkaq nga institucionet e vendit presim dhe kërkojmë që rasti të trajtohet me seriozitetin e duhur, ashtu që autorët sa më parë të vihen para drejtësisë.

Gazetari Valon Syla u sulmua nga tre persona, ende të paidentifkuar afër mesnatësnë lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin tre islamikë fanatikë./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota