E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kosova shpall të mbyllur emergjencën me COVID-19

KOSOVË– Qeveria e Kosovës ka marrë këtë të enjte vendim për mbyllje të emergjencës së shëndetit publik, pas 3 vitesh betejë më pandeminë COVID-19 Kërkesën për mbyllje të kësaj gjendjeje e bëri ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë mbledhjes së Qeverisë, ku deklaroi se institucioni qe ai drejton ka marrë parasysh situatën epidemiologjike në Kosovë.

OBSH, më 5 maj, duke theksuar tendencën në rënie të vdekjeve nga COVID-19 në gjithë botën, si dhe nivelet e larta të imunizimit të qytetarëve ndaj ndaj sëmundjes, këshilloi se është koha për të kaluar në menaxhimin afatgjatë të pandemisë.

Arben Vitia: Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së përcakton se COVID-19 tani është një çështje shëndetësore e vazhdueshme që nuk përbën më një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

Kosova kishte shpallur emergjencë të shëndetit publik në mes të muajit mars të vitit 2020. Shpallja e kësaj gjendjeje krijoi mekanizma për të ofruar ndihmë të koordinuar qeveritare për qytetarët.

Arben Vitia: Natyrisht, Ministria e Shëndetësisë me institucione tjera përgjegjëse do të vazhdojë të përcjellin nga afër dhe me shumë kujdes situatën epidemiologjike në vend dhe në përputhje me këtë do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme në të ardhmen.

Në Kosovë, deri sot, 3,217 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, dhe 273,934 të tjerë janë prekur nga virusi. Kryeministri Albin Kurti në këtë mbledhje tha se brenda 6 muajve nga fillimi i vaksinimit masiv, kemi imunizuar 60% të popullatës së targetuar”. Sipas OBSH-së, deri më 15 janar të vitit 2023, në Kosovë janë administruar gjithsej 1,836,901 doza vaksinash./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota