Kosova e tëra është bërë politikë?!Mediet ende po i përkrahin ambiciet e politikanëve,
dhe misionarëve të tyre, të cilët po dominojnë ,dhe po na diktojnë në hapësirën publike, duke
diktuar edhe më dialogun.Njerëzit në Kosovë , fatkeqësisht i besuan njerëzit e kalibrit të tillë, të cilët na u prezentuan edhe si shtet.Kemi mbetur i vetmi shtet në Evropë i izoluar, ku qytetarët po jetojnë duke besuar gabimisht ,në njerëzit e rënë në provim.
Nuk kan njohuri së si të zhvillohet ekonomia, kultura dhe arti si bazamente të një shteti demokratik.Mëkatet që bartin mediet, më politikat e tyre redaksuese, ishte dashur të pushojnë.E kan humbur seriozitetin e paraqitjës së vërtëtës për aktualitetin shoqëroro-politikë.Janë kthyer nga të pavaruara në medie të varura .
Natyrisht jo të gjitha. Nga anonimiteti përmes mediave dolën në sipërfaqe aninomus, shumë mashtrues dhe hajna të politikës dhe të biznesit, të cilët shoqërisë janë duke u shkaktuar dëme të mëdha.
Në asnjë mënyrë nuk po largohemi nga zona e rrezikshme e varfërisë. Nuk po largohemi, së nuk kemi reforma të institucioneve, por kemi ngatërrim të pa shëmbulltë të tyre. Kosovën në këtë gjendje të pashpresë po e mbajnë ata të cilët nga varfëria e shumicës po përfitojnë. Superioriteti i njerëzve të caktuar dhe pasuria e tyre , janë të nivelit evropian.Kosovën e kan futur në rrugën e ankthit dhe të frikës.E ndryshimet po duken së janë largë, nese jo më tokën tonë, atëherë masovikisht do të kemi largime nga një Kosovë e tillë. Nuk ka unitet në këtë vend, dhe nuk ka as indikacione , që diçka e tillë do të ndodhë.Ne, dëshiruam shumë të bëhëni të lirë pas shpërbërjës së ish-Jugosllavisë, më shumë u shëndrruan në Republikë Banane?!
Po e humbim karakterin e shtetit qytetarë dhe të demokracisë liberale.
Shoqëria po kriminalizohet sipas modelit të ndonjë shteti të Afrikës?!
E nuk kemi çka flasim për rrugën e integrimeve evropane..!
Nuk po e mbron kush shtetin , që të tregohemi së vërtetë jemi sovrani…!
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



