E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Komuna e Zetës kërkon ‘çnjohjen’ e Kosovës nga Mali i Zi, Gjuriçkoviç tregon të ‘VËRTETEN’

MALI I ZI– Iniciativa e Komunës së Zetës për ç’njohjen e Kosovës nga Mali i Zi është kthyer në temën më të diskutuar në Potgoricë. Këtë të dielë ka reaguar dhe Millosh Gjuriçkoviç, i cili ka treguar dhe qëllimin e ‘’vërtetë’’ se përse është marrë një iniciativë e tillë.

Millosh Gjuriçkoviç: A mendoni se Asanoviqi [kryetari i Komunës së Zetës] është budalla? Nuk është! Synimi është të tregohet se shteti i Malit të Zi dhe institucionet e tij nuk ekzistojnë. Filloi me ministrat të cilët me qëndrimin e tyre ‘personal’ ndaj Srebrenicës dhe Republikës Srpska, ndryshuan politikën e jashtme të Malit të Zi. Çfarë do të ndodhë kur të njëjtën iniciativë të nisin Podgorica, Nikshiqi, Budva, Berane, Plevle dhe Tivati? A do të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre qytetarët dhe turistët e Kosovës apo ta paguajnë taksën turistike në këto komuna? A janë të mirëpritur?.

Gjuriçkoviç vlerësoi se Fronti Demokratik (FD) është i qartë në synimet e tij dhe po i zbaton ato.

Millosh Gjuriçkoviç: Abazoviç dhe Milatoviç janë më meritorët për FD në pushtet! Të gjithë të tjerët janë bashkëfajtorë në përmbysjen e shtetit. Qytetarët që i kanë mbështetur duhet të zgjohen nga hipnoza para se të jetë tepër vonë. Kur të kalohet vija e kuqe do të jetë tepër vonë!

Tetë muaj pasi Zeta u bë komunë e pavarur, në kuvendin e saj do të paraqitet Deklarata për anulimin e Vendimit të Qeverisë së Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kryekomunari Mihailo Asanoviç nga Fronti Demokratik (FD), parti pro-serbe, pranon se nuk do të kishte fuqi ligjore, por duan të përcjellin se qytetarët e Zetës janë kundër politikave të qeverisë aktuale dhe asaj të mëparshme.

Sipas tij këtë plan do t’i ndjekin edhe qytetet e tjera ku DF ka shumicë. FD ka gjysmën e këshilltarëve në Kuvendin e Zetës dhe Asanoviq beson se Zeta është vetëm komuna e parë që do të deklarohet për njohjen e Kosovës.

Mihailo Asanoviç: Jam i sigurt se kjo iniciativë do të vazhdojë në Budvë dhe në disa qytete të tjera dhe se do të përmbushë vullnetin e qytetarëve dhe këshilltarëve.

Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008 dhe njohja çoi në protesta në Podgoricë, ku shpërthyen trazira./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota