E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjyqi në Hagë, vazhdon dhënien e dëshmisë dëshmitari i gjashtë

HAGË– Edhe sot në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar dhënia e dëshmisë së dëshmitarit të gjashtë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në seancën e sotme gjyqësore dëshmitari me kodin 4355 vazhdon t’iu përgjigjet  pyetjeve të ZPS-së.

Ndërsa, me të nisur seanca për të mbrojtur dëshmitarin e njëjta është mbyllur për publikun. Dëshmitari i gjashtë i ZPS-së ka nisur dhënien e dëshmisë së tij nga pasditja e djeshme. Një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit të gjashtë u dëgjua kryesisht në seancë të mbyllur për publikun si masë për mbrojtjen e këtij të fundit.

Ndërsa, po në seancën e djeshme gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve dëshminë e tij e përfundoi edhe dëshmitari i pestë i ZPS-së.

Katër dëshmitarët e parë në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarëve, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi dhanë dëshminë e tyre në seanca të mbyllura për publikun.

Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm./KosovaPress-Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota