E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjukanoviq pret Thaçin në Podgoricë, ka një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Mal të Zi, ku është takuar me homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviq. Në takim është folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, ndërkohë presidenti malazez ka thënë se dy vendet duhet të kenë kujdes që marrëveshja përfundimtare t’i kontribuojë paqes në rajon.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Gjukanoviq, thuhet se takimi ishte kërkuar nga Thaçi me qëllim të njoftimit të shteteve fqinje me rezultatet e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe planeve të së ardhmes.

Gjukanoviq ndërkohë ka thënë se mirëpret përpjekjet e Prishtinës dhe Beogradit për të arritur një marrëveshje, shkruan ‘vijesti’,.

“Gjukanoviq ka falënderuar këtë iniciativë, dhe ka mirëpritur përpjekjet e Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një marrëveshje paqësore, përmes dialogut, nën mbikëqyrjen e BE-së, dhe me bindjen që të gjitha palët  do të kenë kujdes që rezultati në fund ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim gjithashtu është diskutuar për bashkëpunimit e më tejmë ndërmjet dy shteteve dhe bashkëpunimin bilateral.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota