SERBI– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është vënë në “shënjestrën” e kritikave pas një deklarate të tij që e quante kryeministrin e Kosovës Albin Kurti “Gauleiter”, fjalë kjo e cila është vlerësuar si fjali e stilit rus. Gauleiter ishte kreu i degës rajonale të Partisë Naziste ose udhëheqësi i një “gau” ose territori në Gjermaninë naziste.
Aleksandër Vuçiç: Ata mendojnë se me dhunë mund t’i bëjnë serbët të duan Kosovën e pavarur. Askush nuk do të shkojë në kontejnerin e policisë dhe të votojë për ‘gauleiterin okupues’ Albin Kurti.
Përmes një reagimi gazetari Albert Spahiu shprehet se kjo gjuhë e përdorur nga lideri serb është e stilit rus, duke kujtuar se një gjë të tillë e kishte përdorur edhe presidenti rus Vladimir Putin kundrejt Zalenskit në prag të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.



