KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sa i përket dialogut me Serbinë dhe zgjedhjet lokale të mbajtura në veri. Në një deklaratë për mediat, Zyra e Kryeministrit ka thënë se sa i përket dialogut, në fokus ka qenë Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në shkurt të këtij viti.
Pajtueshmëria për aneksin është arritur në mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Të enjten, Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të raportojnë para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, lidhur me politikat amerikane kundrejt Ballkanit Perëndimor, shrkruan REL.
Një ditë më parë, të mërkurën, Chollet ka biseduar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Shmangia e tensioneve dhe konflikteve në veri të Kosovës ishin tema kryesore e bisedës “kokë më kokë” mes tyre.



