KOSOVË– Hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, po bastisin zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Raportohet se kontrollet kanë të bëjnë me dyshimet për keqpërdorime për tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”. Nuk ka ende asnjë informacion lidhur me rastin.
Ndërkohë në lidhje me kontrollet ka reaguar KEK-u. Përmes një deklarate për mediat Korporata Energjetike e Kosovës bën me dije se nuk kanë ende asnjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kontrolleve nga ana e policisë. Në deklaratët thuhet më tej se KEK-u mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit.
DEKLARATA:



