KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka mbërritur këtë të premte në Prishtinë ku u takua me homologun e tij Albin Kurti. Kjo vizitë zyrtare e Abazoviç vjen me ftesë të kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini. Me të mbërritur në Kosovë Abazoviç është shprehur se ndihet i gëzuar për këtë vizitë.
Dritan Abazoiviç: Gëzohem shumë. Kënaqësi e madhe. Faleminderit të gjithëve.
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës. Gjatë takimit me Kurtin dy krerët e shteve nënshkruan marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.



