E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“ZHAN D’ARKA SHQIPTARE”* – Nga Sokol NEÇAJ

Në vitin 1911, duke mbuluar një kryengritje shqiptare në kufijtë e Perandorisë Osmane, Gazeta shumë e njohur Petit Journal, në shtojcën e saj të ilustruar të së Dielës, të datës 28 maj, sjell në një ngjarje të jashtëzakonshme:

“Një luftëtare sapo e ka shfaqur veten në kryengritjen shqiptare. Yanitza (Jeanne) Martinay është vajza e një bajraktari.

Pasi vdekjes së babait të tij, në një kuvend të fundit, djalit të madh iu kërkua për ta zëvendsuar atë. Por trashëgimtari i fisnikut shqiptar është një fëmijë tetë vjeç. Çfarë të bëjmë?

“Më ndiq!” piskati Yanitza, pasi kishte mbledhur ushtarët e të atit, unë do t’ju prij në lavdi. Dhe shqiptarja Joan d’Arc, 22 vjeç, u turr drejt armikut.

Yanitza është e gjatë dhe e fortë. Bukuria e saj i josh kryengritësit. E armatosur me një pushkë të vjetër të stolisur me argjend dhe fildish, ajo drejton veprimet me guxim të rrallë. Dhe, këto ditët e fundit, ne e pamë atë, në krye të grupit të kryengritëseve që ajo komandonte, duke sulmuar osmanët e përforcuar dhe duke mos rëne në duar të trupave të sulltanit.”

Historia për Joan of Ark shqiptare është botuar një javë më herët me 21 maj të vitit 1911 nga New York Times, paraqet një pjesë të historisë së shqiptarëve në kohën e kryengritjeve kundër asaj që mbeti nga Perandoria Osmane dhe për kauzën e ribashkimit të territoreve kombëtare, një aspekt i rëndësishëm për natyrën epike dhe jetën shoqërore të një kombi që një vit më vonë do të fitonte pavarsinë, por fatkeqësisht i ndarë dhe i coptuar, dhe ende eshtë i ndarë.

Edhe më e rëndësishme është rimishërimi i një Joan of Arc, si një pjesë thelbësore e rolit të grave në historinë kombëtare shqiptare. Vajza e prezantuar me emrin Yanitza është heroina kombëtare Tringë Smajl Ivezaj, nga Gruda e Malësisë së Madhe, sot nën Malin e Zi.

___________

Titulli redaksional.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori