E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zbulohet tuneli i shpëtimit i kohës së Luftës së Ftohtë në Berlin

ATSH-DPA/ – Një tunel i ngushtë shpëtimi, i kohës së Luftës së Ftohtë, i gërmuar nën Murin e Berlinit u zbulua së fundmi gjatë punimeve të ndërtimit në kryeqytetin gjerman.

Tuneli, rreth 50 centimetra i gjerë dhe 70 centimetra i lartë, u zbulua nën një rrugë në Berlinin qendror që dikur ishte kufiri i fortifikuar midis Gjermanisë Lindore komuniste dhe enklavës së kontrolluar nga aleatët perëndimorë.

“Tuneli u zbulua në fillim të qershorit gjatë ndërtimit të një vendbanimi”, raportoi gazeta lokale e Berlinit BZ.

“Ekzistenca e tunelit dihej tashmë, por studimet gjeofizike kishin sugjeruar se ai ishte më i thellë nën tokë”, tha një zyrtar i ruajtjes historike të Berlinit.

Regjimi i Gjermanisë Lindore ndërtoi Murin e Berlinit për të bllokuar qytetarët që të iknin në Gjermaninë Perëndimore kapitaliste.

Nga dëshpërimi, shumë njerëz u përpoqën të shkonin në perëndim përmes rrugëve nëntokësore.

Sipas Memorialit të Murit të Berlinit, kishte të paktën 12 tunele të tjerë shpëtimi të gërmuar përgjatë shtrirjes së rrugës Bernauer ku u zbulua tuneli i fundit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori