Edith Durham, në vizitën e saj historike në fillim të shekullit të kaluar (XX) në trevën e Berishës së Pukës shpjegon se popullsia e Berishës pohojnë se kanë jetuar gjithmonë në vendin ku gjenden sot, dhe bënë thirrje në mënyrë të veçantë që etnologët të drejtohen tek krahina e Berishës, përpara se ajo të shpërbëhet.
Me datë 27.04.2022, dy shoqata Akademike Shqiptare ajo “Rrënjët Tona” dhe “Mirdita”, me pjesëmarrjen e aktivistit, studiuesit, Prof. Dr. Sazan GURI, historiani i mijrënjohur Jaho Brahaj, kryetari i Akademisë Mirdita Pjeter Marku, Marcel Lacaj, Zef Luli, Ing.Kol Dedaj-studiues, me kordinimin e veprimtarit të palodhur Dod Luli dhe mirëpritje fisnike të berishasit Gëzim Vata kryem një vizitë, ekspeditëstudimore në treven e Berishës së Pukës.
Ku aktivitet filloi me ndalesën e parë në Fushë-Arrëz tek memoriali kushtuar Qeverisë së Përkohshme Shqiptare të Kimzës së Mirditës të vitit 1911 në kuadër të përvjetorit të 111, ku pas pritjes nga autoritetet vendore u bë vendosja e një kurore me lule nga iniciues i këtij memoriali Z. Dodë Luli si dhe u vazhdua me mbajtjen e fjalës së çastit nga studiuesit, në nderim të kësaj datë të shënuar të historisë sonë kombëtare. Më tej u bë udhetimi drejt Berishës kësaj amze të fiseve shqiptare, nga ku hodhi themelet dinasta e Pricipates se Dukagjineve të vjetër e historik me atin-themeleues Tanush Berisha-Bossossia (Tanushi I) e djalin e tij Gjin Tanush Berisha (Gjini I) i cili pasi u bë Dukë ndikimi i tij i dha emerin mbare fiseve rreth Drinit.
Ndalesa e rradhës ishte në “Berishë të Epërme” përballë Shkëmbit të Merturi, më tej tek “Lisi i Lekës” fig.1, një vend historik, ku pasadhësi i Dukagjinëve Princi Lek (III) Dukagjini bënte mbledhjet me krerët e zonave të Dukagjinit, pastaj u vazhdua me eksplorimin rrjedhës sëmajtë të Drinit dhe vargmalit të Kashit fig.2, në rrëzë të cilit gjendet kulla e historike e Ndoc Mark Dedës (Dëshmor i Atdheut) e më tej u vazhdua me shpellën e Deskut fig.3, gurin e Deskut fig.4, kishën e Shën Ilias, kishën e Alshiqes, etj.
Për vetë kohën e shkurtër të kësaj vizite studimore u përqendrua kryesisht në Katundin e Kishës fig.5, Berishë Pukë, ku lashtësia e etnisë sonë flet me artefakte, me pasuri arkeologjike, etnogarafi, legjenda e folklor si një thesar. Nga vrojtimi sipërfaqësor u verifiku sëpari gjendja e shpellës së Deskut (Dhe-skute, Skuten e Dheut). Nëliteraturë njihen dy legjanda-gojëdhëna se paraardhësit tonë e tregojnëorigjinën tonë të lindur nga dheu. Në shekuj (ndoshta në mijëravjeçar) këtu është trashëguar mendimi e besimi se njerëzit kanë lindur këtu, kanë dalur nga dheu nga kjo shpellë. Shpella edhe sot ruhet dhe me fanatizëm nuk hyhet në të si e shenjtë. Sipër sipërfaqes (jo tek hyrja) mbi të u gjurmua një themel me sipërfaqe të vogël që të jep përshtypjen se aty ka qenë një tempull shumë i hershëm pagan, ndoshta si kujtim dhe ndërtim kulti për këtë objekt të ruajtur bashkëme kuptimin e gojdhënë-legjendës. Në mesin e sipërfaqes së këtyre themeleve kuadratike të këtij tempulli është një gropë e rrethuar me gur në formë rrethi, ndoshta për rite e ceremoni kushtuar kësaj shpelle të shenjtë dhe tempullit. Banorët tregojnë se më vonë është ndërtuar kishe aty, nuk gjetëm shenja të gungës ose vendaltarit, megjithse këtëe pohojmë me rezerva se nuk ishte qëllimi dhe as mundësia për sondazh gërmimi. Rreth e qark vendi është i mbushur me fragmente dhe trakte muresh në të thatë (pa llaç), por nuk mungojnë edhe mure (themele) me llaç gëlqereje. Ruhen pak ma nalt rrënojat e kishës sëVjetër të Shën Ilias me lartësi nga një metër deri në 2 metra dhe në anë të shkollës ato të kishës së moçme të Alshiqes me orientimin gjeografik sipas traditës së krishterë. Disa varre të vjetra janë nëdegradim nga se janë braktisur, por këtu herë pas here ka patur gjetje rasti të objekteve arkeologjike që sipas tregimeve dhe përshkrimeve tëatyre që i kanë parë tregojnë se janë nga ato që përfshihen si Kultura e Komanit. Rreth kësaj sipërfaqeje më shumë se dy hektarëshe ka gërryerje nga erozioni, por nuk u arrit që të bëhet kqyrje për gjurmëobjektesh dhe gjetjesh arkeologjike. Disa trakte muresh të bëjnë tëmendosh se mos kemi patur në këtë truall një territor të një komuniteti të rrethuar pra të fortifikuar. Këtë “mendim” e shtojnë më shumëgjurmët e Kullës së “Ngujimit” të cilës i ruhen gjurmët e murit e ndërtuar direkt mbi shkëmb, mur me gëlqere.
Po themi me dy fjalë diçka për këtë term, sepse vazhdimisht ky term keqpërdoret dhe nuk i jepet kuptimi i drejtë. Nuk janë Kullat e fortifikuara ato që shpesh në publicistike ju themi “Kulla Ngujimi”. Kulla e Ngujimit i përket të shkuarës, ndoshta me shumë se 4 ose 5 shekujsh. Ishte e ndërtuar veçmas trojeve të komunitetit me njësipërfaqe jo më shumë se tre ose 3.5 m2, dhe shërbente për tu strehuar ndonjë banor i komunitetit që akuzohej për disa ditë deri sa tëkryheshin hetime ose të vendosej për tu bërë beja. I ngujuari (i pandehuri) nuk duhej të kryente asnjë komunikim me jashtë dhe ndalohej rreptësisht afrimi i femrave afër tij. I shërbehej vetëm bukë, ujë dhe ushqim. Në shekujt e fundit, rolin e kësaj “Kulle Ngujimi“ e kryenin ambjentet e brendshme të kishave për kohën deri sa për tëakuzuarin (të pandehurin) të mundet të sqarohej çeshtja ose dikush ta merrte “Me ndorë”.



