E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SI MBETI MALESH GJONI I MARKAGJONIT? – Nga Fritz RADOVANI

Mirdita e Markagjonve asht një kapitull i nderuem ihistorisë së Shqipnisë. Janë sot gurt’ e Kullave të Tyne që flasin per heroizmin dhe martirizimin e Asaj Dere, aq të zhytun në gjak dhe në vuejtje nga ma e vogla vajzë e deri tek ma plaku Burrë…

Asht shkambi mbi të cilin u daltue me shkronja t’ arta “Kanuni i Maleve”… Asht ajo gurrë e pashterrshme e Atyne Trojeve, ku Burrat e pashem atje kishin pamje lisit…

Ajo Derë e nderueme me Ato gra e vajza Burrnesha, ishte ndera e Malsisë sonë!

Në rrjellen e ngjarjeve politike Dera e Markagjonve ishte në dukjen e parë të tyne.

Kur Gjoni i Markagjonit ishte i sigurt se Italia fashiste mendon shpejtë me pushtue Shqipninë, Ai shkoi dhe u takue me mretin Ahmet Zogu I, të cilit i tha: “Madhni, italianët po hijnë në Shqipni. Unë nuk e dij kur. Ndreqi punët me Romën, se more në qafë vedin, Shqininë por, edhe ne. Na kallxo shka t’ bajmë!” Zogu ju pergjegjë: “Po, zotni Kapidan, ministrat i kam keq me Italinë, por do t’i rregulloj. Ju shkoni i qetë e pritni fjalen teme…” Kapidani doli dhe shkoi në Mirditë, atje grumbulloi shumë prej djelmëve të atyne krahinave t’ armatosun dhe erdhi e u vendos nder kodrat perballë Urës së Zogut, në pritë kunder forcave pushtuese italiane. Kapidani Markagjoni, aty po priste edhe furnizimin nga Zogu me municion dhe armatime tjera…

Nuk vonoi, Italia me 7 Prill 1939 e sulmoi Shqipninë. Ahmet Zogu mësheftas mbasi mori thesarin e Shtetit Shqiptar në Banken e Tiranës, iku dhe kur mërrijti në Larisa të Greqisë, mblodhi suiten e vet dhe i tregoi se: “Vetem Kapidanin e Mirditës, kishe pasë mik. Ai më diftoj se italianët po sulmojnë Shqipninë…”

Po, Ahmet Zogu nuk tregoi se Ai Miku, erdhi me gati 5000 djelmë tek Ura e tij, e aty priti armatimet nga “mreti”, i cili ia mbathi dhe e la Mikun nder pyje, pa armatime.

E as nuk e pat asnjëherë atë burrni, me i kerkue të falun Kapidanit të Mirditës!..

E se kush ishte Kapidani Markagjoni me djelmët e vet, e tregoi pushtimi komunist!

Melbourne, 8 Prill 2021.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori