E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Shqiptarët janë një nga racat më të bukura”- Kështu shkruante Revista franceze në vitin 1880

Nga: Ilir Ikonomi

Një revistë franceze e qershorit 1880, boton këto dy gravura shqiptarësh, shoqëruar me një shkrim të rrallë.

Është interesante se si na shihnin të huajt në atë kohë, e kam fjalën nga ana fizike.

Zgjodha këtë pjesë:

Shqiptarët janë një nga racat më të bukura, ndoshta më e bukura në të gjithë Turqinë. Ata janë më të afërt me grekët sesa me sllavët dhe të kujtojnë tipet më të bukura të malësorëve zviceranë për nga fytyra ovale, hunda e gjatë dhe e hollë, trupi më tepër hollak se i shëndoshë dhe format elegante.

Shqiptari ka cilësitë fizike të zviceranëve dhe tirolezëve. Njëlloj si ata, ai është një këmbësor i guximshëm, u ngjitet maleve porsi dhitë, me pushkën mbi supe por, në ndryshim prej tyre, ai ka një gjallëri e një gaz prej jugorësh që i shtohen mprehtësisë së tij të jashtëzakonshme, e cila të bie menjëherë në sy. Ashtu si grekët, shqiptarët dallohen si njerëz që e marrin jetetën me gëzim, ashtu si u vjen. Krenaria kombëtare shfaqet te çdo fjalë e tyre, te gjestet, madje edhe tek ecja e tyre e lehtë dhe herë-herë teatrale.

Image

(Le Journal de la jeunesse: nouveau recueil hebdomadaire illustré, 13.6.1880)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori