E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pushkatimi dhe burgosja e anëtarëve të Kongresit të Lushnjës nga regjimi komunist

Urdhri i E.Hoxhës për pushkatimin e Bektash Cakranit e të tjerëve. Cakrani ishte propozuesi i ministrave në Kongresin e Lushnjës

Nga Kastriot Dervishi

Ndonëse në thelb nuk ishte kundër kongresit, pasi e quante vepër të vegjëlisë e kundër “reaksionit” e “çifligarëve”, regjimi komunist vrau e burgosi shumë prej atyre që kontribuuan për këtë kongres. Madje nuk ndaloi deri aty. E vijoi luftën me pasardhësit e tyre. E nisi me të vdekurit. Iljaz Vrionit në mungesë të një veprimi të drejtpërdrejtë kundër tij, i shkatërroi varrin në Berat. Nënprefektin e Lushnjës në atë kohë, Veli Vasjarin, e vra me atentat sapo erdhi në Shqipëri në vitin 1944, pavarësisht se nuk ishte përzier me punët e luftës. Statistika e parë është kjo e mëposhtmja:

U vranë në luftë me atentate:

-Idhomeno Kosturi, vrarë më 5 nëntor 1943 nga komunistët në Durrës. Atentatori quhej Kolë Laku.

-Beqir Rusi, vrarë 12 qershor 1943 në Elbasan para derës së shtëpisë së Aqif Biçakçiut, i shoqëruar nga miqtë e tij Lef Nosi dhe Ahmet Dakli. Autorët nuk u bënë të njohur.

U dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan me pushkatim:

-Fazlli Frashëri, 11.6.1945, 46 vjeç

-Dine Dema, 23.7.1945, 75 vjeç

-Bektash Cakrani, 26.7.1945, 74 vjeç

-Sheh Ibrahim Karbunara, 10.10.1947, 67 vjeç

Vdiqën në hetuesi

-Ndoc Çoba, 6.3.1945, 75 vjeç

U burgosën:

-Ferit Vokopola, 1945-1947

-Rexhep Jella, 1945 dhe 1947-1952

U burgosën dhe vdiqën në burgje:

-Kostaq Kotta, në Burrel, 1947

-Hafiz Xhemal Naipi në Burrel, 1955

-Qazim Kokoshi, 1947?

-Xhavit Leskoviku (jo anëtar i kongresit por përfaqësues i rinisë në kongres), në Burrel 1954 (55 News)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Histori